E shtunë, Dhjetor 20FAJAL do garoj vetëm në zgjedhjet e 28 dhjetorit dhe mban numrin 114

Dr.Gëzim Kelmendi: I nderuar Kryeministër Haradinaj, mos i bë dëm Kosovës

Gëzim Kelmendi
Dr.Gëzim Kelmendi: I nderuar Kryeministër Haradinaj, mos i bë dëm Kosovës

Prishtinë, 04.12.2017

I nderuar Kryeministër Haradinaj, mos i bë dëm Kosovës

Sot me datë 04.12.2017 në mbledhjen e Qeverisë jeni njoftuar me qëndrimet e komisionit për marrëveshjen e demarkacionit.
Anëtarët e komisionit: Bulliqi, Gruda dhe Isufi kanë shpalosur para juve dhe ministrave tjerë argumentet se si është dëmtuar territori i Republikës së Kosovës me këtë marrëveshje të demarkacionit.

Kryeministër Haradinaj, ju keni bërë një gabim sot me faktin që keni proceduar në Kuvendin e Kosovës marrëveshjen e demarkacionit për ratifikim.
Ju sot keni dëgjuar gjitha argumentet e komisionit për demarkacion, dhe në vend që të qëndroni në qëndrimet e juaja kur ishit opozitë në mandatin e kaluar, ju keni bërë procedimin e kësaj marrëveshje të demarkacionit.

Kryeministër Haradinaj, ju jeni Kryetar i Qeverisë dhe nëse e kuptoni se marrëveshjet e tilla janë në dëm të Kosovës, ju këto marrëveshje duhet mos të i procedoni fare në Kuvend, por duhet të iu tregoni ” derën” .
Ju duhet të silleni si një burrështetas, e jo të luani me të ardhmen e vendit tonë.

Unë e di që ju paksa jeni ma komod se Kryeministri i kaluar, ngase nuk keni një opozitë të fuqishme që do iu kundërshton.
Bile bile as me ” ve ” dhe as ” domate ” nuk iu gjuajnë, ngase ata pak juve iu frikësohen.
Ata ” dijnë” kënd e gjuajnë me ve e domate ngase pak iu “frynë fllad”.
Por pavarësisht kësaj jeni në një situatë kur me vendimin tënd mund të ia bëni një dëm Kosovës, që pastaj breza e breza do iu mallkojnë.

Unë si ish-deputet i Kuvendit të Kosovës i cili i pari me 25.03.2011 e kam ngritur çështjen e demarkacionit në Kuvendin e Kosovës, po iu kërkoj që ta ktheni prapa këtë marrëveshje nga procedimi dhe mos të dalë fare kjo marrëveshje në votim nga deputetët e Kuvendit të Kosovës.
Mos i bëni dëm Kosovës.

Gëzim Kelmendi

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.