E martë, Dhjetor 23FAJAL do garoj vetëm në zgjedhjet e 28 dhjetorit dhe mban numrin 114

Dr.Gëzim Kelmendi: I përgjigjet Limajt, Të fala nga Shkupi Zv.Kryeministër Limaj

GK
Dr.Gëzim Kelmendi: I përgjigjet Limajt, Të fala nga Shkupi Zv.Kryeministër Limaj

Prishtinë, 26.04.2018

Zv.Kryeministri Limaj paska deklaruar se nuk do ta kishte lejuar Presidentin të përzihet në punët e qeverisë.

Zv.Kryeministër Limaj, ju jeni pjesë e qeverisë Haradinaj sëbashku me PDK-në.
Presidenti jo vetëm që po përzihet, por edhe po iu tregon se ai hala është “bossi”.
Iu pëlqej apo jo, ai nuk po iu pyet për asgjë.
E pse ju jeni ” qyqana” ai nuk iu ka faj.
Populli e ka një fjali popullore “edhe të rreh edhe nuk të lenë me kajtë”

Është turp për juve qeverinë e Kosovës kur askush nuk iu pyet për asgjë.
Ju dini vetëm me ia rrit vetit pagat, me pi raki me mish, me gjujtë me armë nëpër oda, me i rehatu bashkëpartiakët e juaj në pozita të zv. ministrave dhe këshilltarëve.
Ndërsa për punët shtetërore, ju kur pyeteni, thuani nuk dijmë.
Nuk dini kush e ka arrestu Gjuriqin, kush i ka arrestu “gylenistët” dhe shumë gjëra nuk po i dini, por lluksin po e dini.

Zv.Kryeminstër Limaj, edhe pse ndodhem në Shkup në një dasëm shqiptare mes vllezërve të mi shqiptarë, kjo deklaratë jo e sinqertë e jotja, më detyroj të shkruaj.

Gëzim Kelmendi

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.