
Dr.Gëzim Kelmendi i përgjigjet Ministrit Ismaili: a e din çka je duke folur?
Prishtinë, 13.09.2017
Dr.Gëzim Kelmendi i përgjigjet Ministrit Ismaili: a e din çka je duke folur?
Ju thuani se vdekjet dyshohen se kanë ardhur nga gazi që ka furnizuar kompania që nuk ka pasur liçencë.
Po kush ia ka dhënë tenderin asaj kompanie?
A ia ka dhënë faktori njeri, apo qeni apo macja?
Ministër Ismaili, unë e di që nuk je mjek me profesion, por e di që është ma mirë me folë të drejtën se sa me dalë qesharak para opinionit.
Nëse nuk ndërmerr masa konkrete ndaj atyre që kanë keqmenagjuar me QKUK-në, atëherë edhe ti e mbanë një pjesë të përgjegjësisë për vdekjet që kanë ndodhur këto ditë në QKUK.
Fillimisht duhesh ta shkarkosh drejtorin e QKUK -së Curr Gjocajn, i cili mbanë përgjegjësinë kryesore përshkak të keqmenagjimit.
E di se pak e ke të vështirë, ngase Curr Gjocaj është i emëruar nga njerëzit e PDK-së.
Por, nëse ia don të mirën e qytetarëve dhe shëndetësisë kosovare, duhesh ndëshkuar fajtorin, qoftë edhe nëse është nga partia juaj.
Gëzim Kelmendi
Shih linku e deklaratës së Ministrit Ismaili:
