E premte, Dhjetor 19FAJAL do garoj vetëm në zgjedhjet e 28 dhjetorit dhe mban numrin 114

Dr.Gëzim Kelmendi i sigurt se “FJALA” do të hyjë në Kuvend | Inervistë për portalin Lajmi.net

Dr.Gëzim Kelmendi i sigurt se “FJALA” do të hyjë në Kuvend | Inervistë për portalin Lajmi.net

Prishtinë, 11.05.2017

Kryetari i partisë “Fjala”, Gëzim Kelmendi ka thënë se ky subjekt politik do t’i hyjë e vetme garës zgjedhore. Ndërsa ka shprehur bindjen se “Fjala” do ta kaloj pragun zgjedhor prej 5% për të hyrë në Kuvend.

Kelmendi ka thënë për lajmi.net se qytetarët janë të zhgënjyer me skenën aktuale politike dhe është duke kërkuar ndryshime, prandaj ai thotë se partia e tij do të arrij të marr votat e nevojshme për të hyrë në Kuvend.

“Të shtunën kemi marr vendim që të hyjë në zgjedhje pa koalicione parazgjedhore. Ka qenë vendim i Kryesisë me 32 vota për dhe 3 kundër që të garojmë e vetme. Ne jemi shumë optimist që do ta kalojmë pragun zgjedhor, ngase te qytetari ka një zhgënjim masiv dhe kështu populli po kërkon ndryshim në skenën politike dhe ne si parti dhe puna jonë gjatë tërë këtij mandati që kemi qëndruar besnik ndaj qytetarëve është argument shtesë se do ta kalojmë pragun”, është shprehur Kelmendi. /Lajmi.net/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.