
Dr.Gëzim Kelmendi – Intervistë në linjë telefonike për emisionin Rrokum Roll në Rrokum TV (11.10.2016)
Dr.Gëzim Kelmendi: Nuk leshoj pe që në Rezolutë, rekomandimi i parë me qenë – nderprerja e bisedimeve me Sërbinë
Sonte kryetari i Partisë FJALA Dr.Gëzim Kelmendi ishte në lidhje telefonike me gazetarin e emisionit Rrokum Roll në Rrokum TV Fidan Jupolli për të diskutuar rreth seancës së jashtëzakonshme për lirimin e Drejtorit të Policisë Nehat Thaci.
I pyetur se pse deshtoi miratimi i rezolutës Kelmendi u përgjigjë se ishte mungesa e deputetëve që bëri që nesër, mbas një konsulte me grupet parlamentare, me u votu në oren 10:00 rezoluta për komandantin e Policisë në Mitrovice Nehat Thaçi.
Kelmendi thekosi së është papërgjëgjesi e madhe e deputetëve me mungu në seancë, për mos me kriju korumin me votu Rezolutën, e cila është jetike për lirimin e komandantit te Policisë.
Kelmendi, i cili ka qenë edhe propozues për seancën e jashtëzakonshme, por edhe për vetë rezoluten, ka thanë se rekomandimi i parë për këtë Rezolutë është pezullimi i bisedimeve me Sërbinë, deri ne lirimin e drejtorit të policisë së Mitrovicës, Nehat Thaci.
Në fund të bisedës Kelmendi theksoi se nëse ky rekomandim nuk hyn në këtë Rezolutë, atëherë simbas tij, ajo nuk ka me u miratu hiq në Kuvend, sepse si e tillë edhe nuk e ka efektin për të cilën është propozu.