E diel, Tetor 26Mirë e vini në faqen informuese të Partisë FJALA

Dr.Gëzim Kelmendi intërvistë për portalin Periskopi

GK 280
Dr.Gëzim Kelmendi intërvistë për portalin Periskopi

Prishtinë, 20.06.2017

Kryetari i Partisë Fjala, Gëzim Kelmendi flet për procesin zgjedhor.

Ai thotë se i janë vjedhur votat, shpjegon si dhe çfarë ka ndodhur dhe thotë se shpejt do të ketë zgjedhje sërish në Kosovë.

Në një intervistë për Periskopi.com ai thotë se janë komisionerët e partive tjera ata që i treguan se si partisë Fjala i janë vjedhur votat.

Kelmendi thotë se fillimisht u dëmtuan kur i lejuan që të kenë komisionerë.

“Ne garuam të barabartë me tri partitë e mëdha, me koalicionet, PDK’në, LDK’në dhe Vetëvendosjen dhe ne si parti fjala garuam me nga 110 kandidatë por ata për vete siguruan në çdo vendvotim nga 3 komisionerë dhe Vetëvendosje nga dy, ndërsa neve na lanë pas asnjë komisioner. Do të thotë që qysh në fillim të këtij procesi zgjedhor neve partinë Fjala na kanë dëmtuar në fazën fillestare, na kanë mohuar të drejtën të kemi komisionerë dhe kjo bie ndesh dhe në kundërshtim me nenin 4 të rregullës zgjedhore 19/2016”, thotë ai.

Sipas tij, janë tei mënyra përmes të cilave u dëmtua kjo parti, raporton Periskopi

“Së pari duke i bërë fletëvotimet tona të pavlefshme. Së dyti: fletëvotimet tona i kanë shpërnda brenda këtyre tri subjekteve politike PDK, LDK dhe Vetëvendosje. Dhe së treti: formë e dëmtimit ka qenë kur fare nuk i kanë deklaruar votat tona. Ne kemi ba ankesë edhe në Panelin Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa, presim reflektim të institucioneve të drejtësisë më konkretisht nga Prokuroria e vendit”, thotë Kelmendi.

Është i bindur se i janë vjedhur votat. Jep detaj për këtë.

“Na është vjedhur vota, këtë e kanë dëshmuar komisionerët e tyre, ma kanë dëshmuar mua drejtpërdrejt por për shkak të frikës që ata të dalin publikisht para medieve kanë kërkuar që të mos i bëjnë publike. Dëshmia e këtyre komisionerëve të këtyre tri partive ka qenë që në vendin ku kanë punuar ata; ka qenë dëshmia: Juve partisë Fjala ju kemi dëmtuar , ju kemi marrë votat, nuk ju kemi deklaruar fare. Ka pas raste kur komisionari i tyre ka thënë se unë jam mundur të mbrojnë votat e juaja por rastet e tilla kanë qenë mjaftë të vogla, pra tregon rezistencën e vet komisionerëve për me mbrojt votën tonë. Kjo dëshmi e imja nuk është iluzionare, apo dëshirore e imja por është dëshmia e bazuar nga komisionerët e këtyre tri partive të cilët rregullisht më kanë telefonuar dhe më kanë shkruar mesazhe që votat e partisë Fjala ne nuk i kemi deklaruar, i kemi shpërndarë në partitë tona apo i kemi shpallë të pavlefshme”, thotë Kelmendi për Periskopi.com

Ndër të tjera, është i bindur që ose do të mbahen zgjedhjet e reja.

“E dimë që ose do të jetë një Qeveri e brishtë e nuk do të ketë numra për të realizuar projektet madhore të vendit ose nuk do të ketë fare Qeveri e vendi do të shkojë sërish në zgjedhje”, thënë ai.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.