E diel, Tetor 26Mirë e vini në faqen informuese të Partisë FJALA

Dr.Gëzim Kelmendi –Ivica Daçiqit: Askush nuk mund ta ndalë bashkimin e shqiptarëve në një shtet të vetëm

GK
Kryetari i Partisë FJALA , Gëzim Kelmendi, i është përgjigjur ministrit të jashtëm të Serbisë Ivica Daciq lidhur me deklaratat e tij për Shqipërinë e madhe. Kelmendi ka thënë se askush nuk mund ta ndalë bashkimin e shqiptarëve në një shtet të vetëm.

Ai ka thënë se të gjithë e dinë se kush e kërcënon stabilitetin e Ballkanit. Kelmendi ka thënë se shqiptarët kurrë nuk do ta bënin atë që e kanë bërë serbët.

“NE KEMI QENË SHQIPËRI E MADHE DHE ASKUSH NGA JU NUK MUND TË NA NDALË NGA RIBASHKIMI I SHTETEVE TONA NË NJË SHTET TË VETËM”, KA THËNË KELMENDI.

Reagimi i plotë i Kryetarit Kelmendi:

Ministri i jashtëm i Serbisë, Ivica Dacic paska thënë se deklaratat për krijimin e Shqipërisë së madhe, kërcënojnë stabilitetin e rajonit !

Edhe ne shqiptarët edhe ju serbët e dijmë se kush e kërcënon stabilitetin e rajonit.
Edhe pse na keni marrë trevat tona që shtriheshim deri në Nish, ne kurrë nuk do ta bëjmë atë që ushtarët dhe policët tuaj na kanë bërë.

Ne kurrë nuk do të vrasim fëmijë, gra dhe pleq.
Ne kurrë nuk do të bëjmë dhunimin e femrave.
Ne kurrë nuk do të djegim kishat, tokat dhe shtëpitë tua.
Ne kurrë nuk to bëjmë spastrim etnik dhe gjenocid.
Ne kemi qenë Shqipëri e madhe dhe askush nga ju nuk mund të na ndalë nga ribashkimi i shteteve tona në një shtet të vetëm.

Vetëm një Shqipëri e madhe me shqiptarët e bashkuar në një shtet të vetëm, do të i sjellë stabilitet rajonit.

Gëzim Kelmendi
Kryetar i Partisë FJALA

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.