Dr.Gëzim Kelmendi ka kërkuar reagim ligjor nga qeveria Kurti përshkak të sulmeve dhe fyerjeve fashiste ndaj Fesë Islame
Pse kryeministri Albin Kurti po heshtë përballë fyerjeve fashiste ndaj Fesë Islame?
Jemi dëshmitar që gjatë mandatit të kaluar të kryeministrit Albin Kurti, u themeluan “Lëvizja e Deçanit” dhe organizatat tjera si motra që në fokus e kanë sulmin ndaj Fesë Islame dhe besimtarëve musliman.
Por për çudi, as atëherë dhe as tash nuk kemi reagim zyrtar dhe as reagim ligjor nga qeveria Kurti për sulmet dhe fyerjet fashiste të këtyre organizatave ndaj Fesë Islame dhe ndaj besimtarëve musliman që përbëjnë rreth 95% të popullatës së Kosovës.
Përndryshe në vitin 2014 në Kosovë gjatë qeverisjes së Hashim Thaçit, janë arrestuar qindra besimtarë musliman, në mesin e tyre shumë Hoxhallarë të njohur që edhe kanë qenë pjesëtarë të UÇK-së.
Shpallja e pafajësisë së tyre në proceset gjyqësore, dëshmoi që akuzat ndaj tyre ishin të montuara dhe trilluara, vetëm e vetëm për përfitime përsonale dhe karieriste të qeverisë Thaçi.
Dhe tani shtrohet pyetja: pse besimtarët musliman të Kosovës që përbëjnë shumicën e këtij vendi, arrestohen me akuza të rrejshme, ndërsa kur sulmohen ata, kur sulmohet besimi i tyre Islam, qeveria Kurti heshtë.
A nuk erdhi në pushtet Albin Kurti me premtimin se nuk është si qeveritë e kaluara?
A nuk premtoi publikisht Albin Kurti se do ta luftoi islamofobinë e instaluar gjatë qeverisjeve të kaluara?
Kryeministri Albin Kurti duhet ti ketë parasysh dy fakte në Kosovë:
1. Feja Islame është e shenjtë dhe nuk guxon ta lejoi askënd që ta fyej Fennë Islame dhe besimtarët musliman në besimin e tyre.
2. Populli i Kosovës gëzon bashkëjetesë dhe harmoni të lartë ndërfetare, dhe si Kryeministër duhet ta ruaj dhe kultivoi këtë harmoni dhe bashkëjetesë ndërfetare.
Gëzim Kelmendi
