E hënë, Dhjetor 22FAJAL do garoj vetëm në zgjedhjet e 28 dhjetorit dhe mban numrin 114

Dr.Gëzim Kelmendi: Ky është realiteti….

Gëzim Kelmendi
Ky është realiteti….

Prej 120 deputetëve sa i ka Kuvendi, në sallë janë vetëm 19 deputet.
Asnjë ministër, asnjë zv.kryeministër dhe as kryeministri nuk është në sallë.

E qytetarët pastaj paguajnë tatim, paguajnë taksa në mënyrë qëkëta ” bossat” e politikës me i marrë mesatarisht pagë mujore 2000-3000 euro.

Ndërsa kur vjen puna me shetitë nëpër botë, dhe me marrë meditje, janë kampion.

Në fushata parazgjedhore, “sheqer” qesin prej gojës. Edhe “ma katolik se papa dhe ma musliman se hoxha”.

Në katedrale ulen në rreshtin e parë.
Për Ramazan shtrojnë iftare.
Në tubime me qytetarë bëjnë ” be” në KUR’AN.

Qytetarë të dashur të Kosovës, zgjohuni nga gjumi.
Mos iu jepni këtë luks dhe keqpërdorim politikanëve që po vjelin djersën e juaj.

Gëzim Kelmendi

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.