Dr.Gëzim Kelmendi : Mbajtja e zgjedhjeve të parakohshme, nënkupton ndryshim të pushtetit
Deputeti i pavarur i Kuvendit të Kosovës, njëherit Kryetar i Partisë FJALA Dr.Gëzim Kelmendi, mendon se kurrë më lehtë se tash nuk ka qenë që të ndryshohet pushteti dhe klima politike në Kosovë.
Ai në një postim në llogarinë e tij në Facebook, duke iu referuar mbajtjes së zgjedhjeve të parakohshme, ka shkruar se ndryshimi, përmes këtij procesi, do të ishte paqësor, pa shumë mund dhe pa humbje të kohës.
Ja shkrimi i tij:
Të dashur qytetarë,
Kurrë më lehtë dhe më thjeshtë nuk ka qenë se sot të ndryshohet pushteti dhe klima politike në Kosovë.
Në mënyrë paqësore, pa shumë mund dhe pa humbje të kohës.
Përmes votës së juaj, ju mund të bëni ndryshime.
Ju jeni ata që vendosni për drejtimin e politikës sonë, ka përfunduar Kryetari Gëzim Kelmendi
