Dr.Gëzim kelmendi: Ne FJALA nuk jemi sikur ata!
-Ata e kanë shkatërruar këtë shtet ekonomikisht dhe juridikisht,
-ata e kanë shkatërruar ardhmërinë e brezave të rinj,
-ata e kanë shkatërruar arsimin dhe shëndetësinë,
-ata e detyruan qytetarin që t’ia kthej shpinën pragut vet dhe të emigroj,
-ata i “bënë” rreth 50 mijë veteran hajna dhe mashtrues,
-ata ia shitën 8 mijë hektarë tokë Malit të Zi,
-ata u pasuruan dhe popullin e varfëruan,
Ndërsa të tjerët shtetin e Kosovës nuk e njohin, simbolet e shtetit i përdhosin por paret dhe meditjet ia marrin, policinë e Kosovës e kanë dhunuar, rininë e kanë sakrifikuar, institucionet dhe pronën publike e kanë djegur dhe dëmtuar.
ZOTIN nuk e besojnë por fushatë me KUR’AN, xhamia dhe mbulesë bojnë.
Këta synojnë me udhëheq shtetin të cilin nuk e njohin.
Të dashur qytetarë, ne FJALA nuk i takojmë as grupit të parë dhe as grupit të dytë.
Ne nuk iu kemi mashtruar, ne sot kudo që shkojmë dalim faqebardhë para juve.
Ne FJALA po punojmë që politikani të jet shërbëtor i popullit.
Të dashur qytetarë me votën tuaj ju mund ta dënoni të keqen por mund edhe ta fuqizoni të keqen.
Gëzim Kelmendi
