
Dr.Gëzim Kelmendi – Ne jemi këtu sa herë që populli dëshiron
Ne nuk falëm 8000 hektarë tokë.
Ne nuk i harxhuam rezervat shtetërore.
Ne nuk ia dyfishuam vetes pagat.
Ne nuk tradhëtuam besimin e popullit.
Ne nuk uzurpuam institucionet me familjarë e anëtarë partie.
Ne nuk sulmuam institucionet dhe policinë e Kosovës.
Ne nuk e mohojmë himnin dhe simbolet shtetërore.
Ne nuk promovojmë “patriotizëm të rrejshëm”.
Ne nuk sakrifikuam rininë e Kosovës.
Ne nuk bëjmë fushatë me parime fetare.
Ne nuk e mohojmë egzistencën e ZOTIT.
Ne nuk e dërgojmë vendin në zgjedhje sa herë na teket.
Por, ne jemi këtu sa herë që populli dëshiron.
Ne jemi FJALA, të gatshëm çdoherë në shërbim të popullit dhe shtetit.
Gëzim Kelmendi