E martë, Tetor 28Mirë e vini në faqen informuese të Partisë FJALA

Dr.Gëzim Kelmendi: Nëna Zahide Jashari, nëna që lindi, rriti dhe edukoj burrat si Ademi dhe Hamza, jetoj me ta dhe vdiq me ta

Gëzim Kelmendi - Kosovës
Dr.Gëzim Kelmendi: Nëna Zahide Jashari, nëna që lindi, rriti dhe edukoj burrat si Ademi dhe Hamza, jetoj me ta dhe vdiq me ta

Marsi i vitit 1998 na kujton sakrificën e familjes Jashari për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës.
Nëna Zahide Jashari është nëna më e madhe dhe nëna më burrneshë e popullit tonë shqiptarë.
Kjo nënë lindi, rriti dhe edukoj Ademin dhe Hamzën.
Kjo nënë nuk iu nda as në betejën e Marsit burrit të saj Shabanit dhe djemve të tyre Ademit dhe Hamzës dhe vdiq si vdes një burrneshë e vërtetë.
Kjo nënë jetoj dhe vdiq me ta.
Populli i vendit tonë duhet të jet krenar që ka pasur një nënë si nëna Zahide dhe burra si Shabani, Ademi e Hamza.

Për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës u sakrifikuan shumë bijë dhe bija të popullit tonë në periudha të ndryshme kohore.
Burrëria dhe sakrifica e gjithë atyre djemve dhe vajzave tona në krye me Komandantin Legjendar Adem Jasharin është sakrificë që bota nuk ka pa te asnjë popull.

Këta bijë dhe bija u frymëzuan nga sakrifica e burrave dhe patriotëve të mëhershëm si Isa Boletini, Myderiz Ymer Prizreni, Haxhi Zeka, Mulla Idriz Gjilani, Azem Bejta, Shaban Polluzha dhe shumë patriot të tjerë të mëdhenj.

Sakrifica e Komandantit Legjendar Adem Jashari me familjen e tij dhe gjithë atyre bijëve dhe bijave që luftuan dhe u sakrifikuan ka qenë, është dhe duhet të jet frymëzim për gjithë neve dhe për gjeneratat që vijnë, se si duhet luftuar dhe sakrifikuar për vendin tonë, ka përfunduar kryetari i FJALËS Dr.Gëzim Kelmendi

Prishtinë, 05.03.2018

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.