E shtunë, Tetor 25Mirë e vini në faqen informuese të Partisë FJALA

Dr.Gëzim Kelmendi: “Nëse muri në veri nuk rrënohet, qeveria të shkarkohet me “mocion mosbesimi” nga deputetët” | Intervistë për Portalin Indeksonline

Gëzim Kelmendi
Dr.Gëzim Kelmendi: “Nëse muri në veri nuk rrënohet, qeveria të shkarkohet me “mocion mosbesimi” nga deputetët” | Intervistë për Portalin Indeksonline

Prishtinë 03.02.2017

Muri ilegal në veri të Mitrovicës po vazhdon që të jetë njëra ndër çështjet më të përfolura në vend. Kësisoj, politikanët serb në Kosovë kanë zhvilluar sot disa takime me përfaqësuesit ndërkombëtarë ku edhe është diskutuar rrënimi i këtij muri.

Në një prononcim për ‘Indeksonline’, deputeti i pavarur i Kuvendit të Kosovës, Gëzim Kelmendi ka treguar se muri në veri është dashur që të rrënohet qysh në fillim, ndërsa nëse qeveria këtë nuk ka guxim ta bëjë atëherë duhet të shkarkohet me “mocion mosbesimi” nga deputetët.

“Sa i përket murit i cili është ndërtuar në pjesën veriore të Mitrovicës, ky mur është dashur të rrënohet menjëherë. Kuvendi i Kosovës ka miratuar një rezolutë ku është cekur se deri në fund të janarit do të rrënohet muri. Tash jemi në shkurt dhe nuk kemi asgjë konkrete nga Qeveria e Republikës së Kosovës. Përndryshe, ky mur duhet të rrënohet menjëherë, nëse Qeveria e Kosovës nuk e ka guximin ta rrënoj, atëherë kjo Qeveri duhet me “mocion mosbesimi” të shkarkohet nga deputetët e Kuvendit të Kosovës”, ka përfunduar Kelmendi.

Po ashtu Kelmendi ka treguar se sa i përket çështjes së demarkacionit kjo pikë mundë të arrihet vetëm nëse nuk preken assesi pikat kufitare: Pejë-Kullë-Rozhajë dhe Pejë-Çakor.

“Demarkacioni duhet të arrihet duke mos ndryshuar pikat kufitare në dy drejtimet: Pejë -Kullë-Rozhajë dhe Pejë-Çakor. Ngase aktualisht me këtë marrëveshje aktuale të cilën e kam refuzuar unë dhe të tjerët, Kosova humb shumë sipërfaqe tokësore në dy drejtimet, rreth 5 km”, ka thënë Kelmendi. /Indeksonline/

Linku i intervistës nga portali Indeksonline
http://m.indeksonline.net/lajmet/nese-muri-ne-veri-nuk-rrenohet-qeveria-te-shkarkohet-me-mocion-mosbesimi-nga-deputetet-56730/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.