
Dr.Gëzim Kelmendi: O Ramush Haradinaj, qytetarët po vdesin nga mungesa e barnave, e ti për përvjetorin e vdekjes së Skënderbeut i shpenzon 550 mijë euro
Prishtinë, 15.03.2018
Kryetari i Partisë “FJALA”, doktor Gëzim Kelmendi i ka reaguar ashpër kryeministrit Haradinaj, ndaj vendimit të tij për të ndarë mbi gjysëm milioni euro për përvjetorin e vdekjës së Skëndërbeut.
Gëzim Kelmendi nëpërmjet një statusi në rrjetin social facebook ka kritikuar ashpër këtë vendim. Kelmendi ka përmendur faktin se si shumë qytetarë të Kosovës po vdesin nga mungesa e barnave esenciale.
Kjo është absurde, që për përvjetorin e Skëndërbeut të shpenzohen gjysëm milioni euro në kohën e këtyre problemeve esenciale të pazgjidhura nga Qeveria e Kosovës.
Kelmendi ka përmendur edhe rastin e mbi 50 vetëvrasjeve të ish- Ushtarëve të UCK-së për arsyje të gjendjës së rënduar ekonomike, që e cilëson të turpshëm dhe skandaloz të shpenzohet gjithë ajo shumë e parave për një përvjetor.
Reagimi i plotë i Kryetarit Kelmendi:
O Ramush Haradinaj, qytetarët po vdesin nga mungesa e barnave, e ti për përvjetorin e vdekjes së Skënderbeut i shpenzon 550 mijë euro
Ditë më parë Qeveria e Republikës së Kosovës morri vendim që të i ndaj nga buxheti i Kosovës 550 mijë euro me rastin e përvjetorit të vdekjes së Skënderbeut.
Prej tyre 250 mijë euro në restaurimin e kishës dhe 250 mijë tjera për muze dhe veprën e Marin Barletit.
Në situatën ekonomike në të cilën ndodhet Kosova, ky vendim i qeverisë është vendim i turpshëm dhe skandaloz.
Mos të harron qeveria se mbi 50 ish-ushtarë të UÇK-së kanë bërë vetëvrasje përshkak gjendjes së rëndë ekonomike.
Shumë qytetarë po vdesin nga mungesa e barnave dhe pamundësia shërimit jashtë vendit.
Në spitalet e Kosovës mungojnë insulinat dhe barnat e esenciale.
Ndërsa qeveria në krye me Ramush Haradinajn pa fije turpi keqpërdorin paratë e qytetarëve të Kosovës.
Kryetari i FJALËS Dr.Gëzim Kelmendi
Prishtinë, 15.03.2018