
Dr.Gëzim Kelmendi: Opozita Buxhetin për 2018 e rrëzon, ndërsa Rikalon nuk e shkarkon
Prishtinë, 06.12.2017
Sot në seancën plenare, partitë opozitare VV dhe LDK rrëzuan projektligjin e Buxhetit për vitin 2018.
Ndërsa muaj më parë, nuk ishin aq unik që ta rrëzojnë ministrin serb Nenad Rikalo që akuzohej për torturimin e shqiptarëve në luftën e fundit në Kosovë.
Kjo tregon faktin se për opozitën më i rëndësishëm është interesi partiak, se sa ai qytetar.
Kjo opozitë rrezikon të dëmtoj mirëqenien sociale, vetëm e vetëm që të i realizoj inatet dhe interesat politike.
Kjo opozitë nuk po guxon as “cik” t’ia bëj kabinetit luksoz me “5 yje” të Kryeministrit Haradinaj i cili ka thyer rekord me numrin e zv.ministrave.
Se sa për demarkacionin, nuk po guxojnë me përmend se lëre me gjuajt domate e ve.
Gëzim Kelmendi