
Dr.Gëzim Kelmendi: Orët mësimore nuk duhet kompenzuar por politika duhet ndryshuar
Nxënësit nuk janë dëmtuar nga humbja e orëve, por nga politika e gabuar 20 vjeçare.
Debati i sotëm në Kuvendin e Kosovës lidhur me gjendjen në arsim, tregoj edhe njëherë hipokrizinë e disa politikbërsve në Republikën e Kosovës.
Disa deputet ashtu edhe ministri i arsimit “derdhën” lot krokodilli për gjendjen në arsim në përgjithësi dhe humbjen e orëve gjatë grevës në veçanti.
Por e vërteta është ndryshe.
Humbja orëve gjatë grevës nuk i ka dëmtu nxënësit.
Por politika e gabuar 20 vjeçare e pasluftës shkatërroj arsimin në përgjithësi dhe nxënësit në veçanti.
Nxënësit e Republikës së Kosovës në rezultatet e testit “Pisa” janë kualifikuar ndër më të dobëtit në rajon dhe më gjërë.
Po kjo politikë e gabuar jo vetëm që ka rritur numrin e analfabetëve, por ka shkatërruar edhe përspektivën e nxënësve kosovar.
Po kjo politikë ka shkaktuar edhe dëmin tjetër të madh shëndetësor. Me orare dhe planprograme të stërngarkuara, ka shkaktuar ndryshime degjenerative në shtyllën kurrizore të nxënësve si pasojë e çantave të stërmbushura me libra dhe fletore.
Këto deformime të shtyllës kurrizore të njohura si “Skolioza” janë paraqitur te një numër i madh i nxënësve.
Prandaj mos i ngarkoni edhe më shumë nxënësit dhe as mësimdhënësit.
Greva ka qenë e merituar.
Orët nuk duhen kompenzuar.
Por politika duhet ndryshuar.
Gëzim Kelmendi