E diel, Tetor 26Mirë e vini në faqen informuese të Partisë FJALA

Dr.Gëzim Kelmendi: PDK-ja do t’ia jap ‘shqelmin e fundit’ kësaj Qeverie | Intervistë për portalin Indeksonline

Gëzim Kelmendi
Dr.Gëzim Kelmendi: PDK-ja do t’ia jap ‘shqelmin e fundit’ kësaj Qeverie | Intervistë për portalin Indeksonline

Prishtinë, 05.05.2017

Mocioni për rrëzimin e Qeverisë “Mustafa” ka marrë përkrahjen edhe të disa deputetëve të pavarur. Në mesin e tyre ishte Gëzim Kelmendi i partisë “Fjala” i cili ka nënshkruar iniciativën e Nisma-s. Mirëpo, ndonëse ishin të pakët nënshkrimet e deputetëve të PDK-së, Kelmendi thotë se partia e Veselit do t’ia jap “shqelmin e fundit” kësaj qeverie.

“Qytetarët e Kosovës kanë mbetur të izoluar. Kosova ka mbetur pa ushtri dhe kjo qeveri është dashur qysh herët para shumë kohe të caktuar të jap dorëheqjen morale. Dhe për faktin se nuk ka ofruar dorëheqje morale, atëherë ajo do të rrëzohet dhe unë do ta mbështesë rrëzimin e kësaj qeverie”, ka thënë Kelmendi për “Indeksonline”.

Më tej, ai tregon se epilogu i seancës të së mërkurës do të jetë me rrëzimin e qeverisë, pasi, sipas tij, ka mbështetje edhe prej partnerëve të koalicionit, veçanërisht Partisë Demokratike të Kosovës.

“PDK-ja është e interesuar të shkojë në zgjedhje dhe ka pasur qëndrime të shumë deputetëve të saj kanë pranuar që kanë arritur marrëveshje e këtë e kanë kuptuar në seancën e së kaluar që vendi është duke shkuar drejt zgjedhjeve ngase ata vetëm e kanë marrë një vendim që të prishet koalicioni por ka mbetur mënyra se si do të prishet”, ka potencuar ai.

Në fund, deputeti i pavarur thotë se pasi që nuk është arritur marrëveshja ndërmjet PDK-së dhe LDK-së për prishje të koalicionit, atëherë mbetët që mënyra e rrëzimit të kësaj qeverie të jetë përmes mocionit të iniciuar nga partitë opozitare konkretisht nga Nisma.

“Kështu qe deputetët e PDK-së do ta mbështesin dhe Qeveria do të rrëzohet të mërkuren”, ka thënë ai. /Indeksonline

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.