
Dr.Gëzim Kelmendi: “Për parimet tona ne kemi sakrifikuar ulëse në parlament” | Intervistë për portalin Gazeta Ozoni
Prishtinë, 08.08.2017
Kryetarit të partisë :FJALA ” Dr. Gëzim Kelmendit, ia parashtruamm vetëm një pyetje:”Nëqoftëse do t’i fitoni zgjedhjet lokale, çfarë do të bëni ndryshe, dhe poqëse nuk i fitoni, a do të tërhiqeni nga jeta politike, apo humbja do të jetë për juve më motivuese për të vazhduar para, duke u përkushtuar akoma më shumë”?
Dr. Gēzim Kelmendi: “Nēse i fitojmë zgjedhjet lokale, ne do të punojmë që krimi i organizuar dhe korrupsioni të mos jenë pjesë e shoqërisë tonë. Ne do të jemi në shërbim të popullit e jo në shërbim të interesave përsonale. Përndryshe nëse nuk i fitojmë zgjedhjet, do të vazhdojmë edhe më të motivuar, ashtu si jemi motivuar më shumë pas rezultatit jo të mirë të zgjedhjeve të 11 qershorit. Jemi e vetmja parti në Kosovë, që sakrifikuam ulëse në parlament duke i ruajtur parimet, përderisa të tjerët shkelën parimet me qëllim që të fitojnë ulëse në parlament”/gazeta ozoni/