
Dr.Gëzim Kelmendi: Porosi disa nga liderëve politik, ju mirëpres në fushëbetejën e 11 Qershorit
Prishtinë, 22.05.2017
Kryetari i Partisë FJALA Dr. Gëzim Kelmendi, mirëpret disa nga liderët politik në fushëbetejën e 11 Qershorit
Ju mirëpres në fushëbetejën e 11 Qershorit
Ju lider të disa partive politike, që keni vërshu Kosovën me gënjeshtra dhe premtime mashtruese, bëhuni burra dhe tregoni çka keni bërë për popullin dhe Kosovën që 17 vite.
Si jeni bërë milionera dhe popullatën e varfëruat, rininë e demoralizuat, mbi 300 mijë qytetarë i dëbuat, krimin dhe korrupsionin e lulëzuat dhe Kosovën e shkatërruat.
Ju mirëpres në fushëbetejën e 11 Qershorit.
Gëzim Kelmendi
Kryetar i Partisë FJALA