Dr.Gëzim Kelmendi: Qeveritë e pasluftës shkatërruan arsimin, shëndetësinë dhe ardhmërinë e rinisë së Kosovës
Prishtinë (06.12.2016)
Kryetari i Partisë FJALA Dr.Gëzim Kelmendi ka reaguar pas publikimit të programit për vlerësimin ndërkombëtar të nxënësve i njohur si PISA ku Kosovën e radhit në vendin e 68 në mesin e 72 shteteve
Ja reagimi i Kelmendit:
Këta që e shkatërruan arsimin në Kosovë, sot po derdhin lot krokodili për rezultatet e PISA.
Po këta janë që shkatërruan edhe shëndetësinë e Kosovës.
Po këta janë që shkatërruan ardhmërinë e rinisë së Kosovës.
Të gjithë e dimë, por edhe ju e dini, se kush e bëri këtë.
Qeveritë e pasluftës. Vet u bënë milioner, ndërsa ardhmërinë e popullatës tonë e hudhën humnerë.
Gëzim Kelmendi
