E mërkurë, Tetor 29Mirë e vini në faqen informuese të Partisë FJALA

Dr.Gëzim Kelmendi: “Shenja e shqiponjës na identifikon neve si shqiptarë”

GK - Shqiponja 2
Dr.Gëzim Kelmendi: “Shenja e shqiponjës na identifikon neve si shqiptarë”

Kryetari i Partisë FJALA Dr.Gëzim Kelmendi mbrëmë ne emisionin Debat Plus ka folur edhe për ndeshjen e futbollit ndërmjet Zvicrës dhe Serbisë.

Kelmendi në një emision televiziv nuk ka nguruar edhe ta bëjë simbolin e shqiponjës, duke thënë se ajo na identifikon neve si shqiptarë.

Shenja e shqiponjës na identifikon neve si shqiptarë”, ka deklaruar Kelmendi në “Debat Plus” me Ermal Pandurin në RTV Dukagjini.

Tutje Kelmendi ka thënë se ne shqiptarët patëm dy gëzime në një periudhë të shkurtër.

“Ne shqiptarët i patëm dy gëzime në kohë të shkurtër, fitorja e Zvicrës dhe fitorja e Erdoganit, aleatit tonë strategjik”, tha Kelmendi.

Sipas tij me këtë fitore të shqiptarëve në Rusi, kampionati ka përfunduar.

“Xhaka dhe Shaqiri i kanë dhënë një jehonë të madhe këtij kampionati, dhe për mua ka përfunduar Kampionati Botëror”, ka përfunduar Kelmendi.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.