E diel, Tetor 26Mirë e vini në faqen informuese të Partisë FJALA

Dr.Gëzim Kelmendi: Ta shohim se “A do të guxojë Veseli të shkarkojë Haradinajn sikur Mustafën?” | Intervistë për Tribuna Channel

Gëzim Kelmendi në Tribuna Channel (1)
Dr.Gëzim Kelmendi: Ta shohim se “A do të guxojë Veseli të shkarkojë Haradinajn sikur Mustafën?” | Intervistë për Tribuna Channel

ideri i Partisë Fjala, Gëzim Kelmendi, thotë se në këtë kohë do të shihet nëse lideri i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, e ka pasur me të drejtë kur ka shkarkuar ish-kryeministrin, Isa Mustafa.

Në kohën kur PDK kishte mbështetur mocionin për rrëzimin e Qeverisë, Veseli kishte deklaruar se po e bënë për shkak të mungesës së marrjes së vendimeve të mëdha të Qeverisë Mustafa.

“A do të guxojë që veseli të shkarkojë edhe Ramush Haradinajn se nuk po mund të merren vendime të mëdha ashtu siç e kishte bërë me Isa Mustafën,” shprehet Kelmendi në emisionin Kontakt në TribunaChannel.

Sa i përket Gjykatës Speciale, Kelmendi është shprehur se iniciativa për shfuqizimin e Speciale u bë për të sakrifikuar raportet ndërkombëtare vetëm sa për të mbrojtur karrigen.

“Nasim Haradinaj nuk e meriton t’i përfaqësojë veteranët e luftës,” shprehet Kelmendi.

Duke folur për qeverisjen aktuale ai thotë se korrupsioni fillon qysh në numrin e zëvendësministrave dhe “dora e politikës ka ndërhyrë edhe në arsim dhe shëndetësi”.

A bënë të ditur se Partia Fjala është duke u rritur dhe se janë fuqizuar edhe më shumë që nga zgjedhjet e fundit./GazetaTribuna/

Video nga emisioni:

Lajmi nga Tribuna Channel
http://gazetatribuna.com/lajme/kelmendi-kosova-po-udhehiqet-nga-lidere-qe-prioritet-e-kane-karrigen-live/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.