
Dr.Gëzim Kelmendi: Të dashur pjesëtar të Policisë së Kosovës!
Të dashur pjesëtar të Policisë së Kosovës!
Sa më vjen keq për ju.
Sa e sa gurët dhe tjegullat kanë rrënë mbi kokën tuaj.
Sa e sa shishe molotovi kanë rënë mbi trupin tuaj.
Sa e sa shumë prej jush keni mbetur me pasoja fizike të përjetshme.
A thua vallë kush iu bëri këtë?
Këto sulme i kishit nga ata që kundërshtonin çdo gjë që vinte nga Serbia.
Ndërsa sot ata me krenari thonë:
– mjekët nga Serbia po e ndihmojnë Kosovën,
-karantina në veri të Mitrovicës është bërë nga Serbia por me dijeninë tonë,
-Po këta po heshtin për shkeljen e integritetit territorial në veri të Mitrovicës.
-Po këta ia dhuruan 2 ministri Listës Serbe pa e votuar ajo fare qeverinë e tyre.
-Po këta që dikur rrokullisnin kamionët që vinin nga Serbia, sot ia hapën dyert e mbyllura këtyre kamionëve.
Nuk u desht ma shumë se 60 ditë për ta treguar këta fytyren e vërtetë të ideologjisë së tyre.
Të dashur polic, as PAN-i në të kaluarën, as LDK-ja dhe tani as këta të VV-së nuk po iu dhurojnë atë çka vërtetë e meritoni.
Por mos keni merak, se është dikush që nuk iu harron, që nuk iu humbë mundin dhe iu shpërblen.
Ai është ZOTI i Madhëruar.
ZOTI iu ruajt polic të dashur të Kosovës .
Gëzim Kelmendi
