E hënë, Tetor 27Mirë e vini në faqen informuese të Partisë FJALA

Dr.Gëzim Kelmendi: Treni rus Beograd-Mitrovicë, simbolizon “Kalin e Trojës”

GK - Heshtni more
Dr.Gëzim Kelmendi: Treni rus Beograd-Mitrovicë, simbolizon “Kalin e Trojës”

Prishtinë (14.01.2017)

Reagon Kryetari i Partisë FJALA Dr. Gëzim Kelmendi, në lidhje me Trenin rus Beograd-Mitrovicë

Ja dhe reagimi i Kryetarit Kelmendi:

Treni rus Beograd-Mitrovicë, simbolizon “Kalin e Trojës”

Treni rus i cili sot është nisur nga Beogradi për në Mitrovicë, ka qëllimin e njejtë, sikur që kishin grekët me “Kalin e Trojës”.

Kjo strategji e vjetër greke, ka gjetur zbatim te autoritetet e Serbisë.

Këto janë ngjashmëritë e strategjisë së vjetër greke me ato aktuale serbe:

1. Kali Trojës (Treni Rus) cenoj integritetin.
2.I zuri të dehur dhe të fjetur trojanët (të dehur dhe të fjetur kosovarët nga lakmia për pushtet dhe për pozita).
3.Hyri si kalë por arriti pushtimin e Trojës.
4.Po hyn si tren me provokime dhe shkrime serbe, por prapa vetes po sjell ndikimin dhe shtrirjen e Serbisë në Kosovë.
5.Trojanët u zuan në befasi dhe ishin të pafuqishëm përballë grekëve (njejtë edhe kosovarët të cilët as nuk kanë guximin të provojnë ndaljen e tij).

Turp për Qeverinë tonë nëse lejon që ky tren sonte të arrij në Mitrovicë.

Gëzim Kelmendi

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.