
Dr.Gëzim Kelmendi: U harrua çdo e keqe
U harruan veteranët “mashtrues”.
U harruan dyfishimet e pagave të kryeministrit dhe ministrave.
U harrua numri rekord i zv.ministrave.
U harruan 8 mijë hektarë që qeveria me deputetët ia fali Malit të Zi.
U harruan shpenzimet marramendëse të qeverisë, deputetëve dhe presidentit.
U harrua liberalizimi i vizave.
U harrua ndikimi që Serbia po e ushtron në Kosovë.
U harrua çdo gjë e keqe që i ka ndodhë dhe po i ndodhë Kosovës.
Javën e kaluar kishte një protestë kinse për mbrojtje të shtetit të Kosovës, por aty nuk kishte asnjë flamur dhe simbol që tregonte se po mbrohej Kosova.
Muzika dhe poezitë ishin manifestimi kryesor i protestës.
Por jo, kështu nuk mbrohet as shteti dhe as populli.
Me një qeveri që luan me opozitën.
Me kuvend që ka harruar kur ka miratuar ndonjë ligj (në mungesë të seancave dhe kuorumit).
Me President që luan me të ardhmen e shtetit dhe popullit të Kosovës.
Me opozitë frikacake.
Mos të harrojmë se deputetët i marrin në muaj rreth 2 mijë euro ( paga dhe meditje).
Përveç kësaj çdo parti parlamentare merr 2500 euro në muaj për kokë deputeti.
Por ku janë deputetët sot?
A e ndjejnë vetën mirë që pjesa dërrmuese e popullit të Kosovës në përgjithësi dhe rinia në veçanti, jetojnë krejt ndryshe nga politikanët e Kosovës.
Qytetarët pa punë, pa të ardhura, pa përspektivë përsonale dhe profesionale.
Ne FJALA, edhe pse nuk jemi pjesë e Kuvendit dhe nuk marrim asnjë cent nga buxheti i Kosovës, nuk do të ndalemi.
Do të kritikojmë çdo subjekt politik, pozitë dhe opozitë.
Do të ngrisim zërin për çdo padrejtësi dhe çdo të keqe në vendin tonë.
Politikani duhet të jet në shërbim të popullit dhe jo populli në shërbim të politikanit.
Gëzim Kelmendi