E hënë, Tetor 27Mirë e vini në faqen informuese të Partisë FJALA

Dr.Gëzim Kelmendi: Zgjedhjet lokale të panevojshme, të mbahen zgjedhjet e përgjithshme | Intervistë për portalin Indeksonline

Gëzim Kelmendi

Dr.Gëzim Kelmendi: Zgjedhjet lokale të panevojshme, të mbahen zgjedhjet e përgjithshme | Intervistë për portalin Indeksonline

Prishtinë, 18.03.2017

Koalicioni qeveritar PDK-LDK ka nisur të bëjë përzgjedhjen e kandidatëve për kryetar të komunave të cilët do të garojnë në zgjedhjet lokale të cilat do të mbahen në fund të vitit.

Partia “Fjala” ende nuk është përcaktuar për garën e këtyre zgjedhjeve. Kryetari i kësaj partie, njëherësh deputeti i Kuvendit, Gëzim Kelmendi ka thënë se partia e tij po insiston në çdo mënyrë që ta qojë vendin drejtë zgjedhjeve të jashtëzakonshme.

“Ende nuk i kemi caktuar kandidatet për kryetar të komunave, ngase jemi duke menduar për zgjedhjet e jashtëzakonshme”, ka thënë Kelmendi për “Indeksonline”.

Sa i përket pyetjes se a po planifikojnë ndonjë koalicion me ndonjë prej partive tjera politike, Kelmendi ka kthyer bindshëm përgjigjen Jo. “Garës do t’i futemi vet inshallah”, është shprehur ai. /Indeksonline/ A.Beka/

FB FJALA

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.