
Duraku: Albin, 96% Musliman jemi
Shkruan: Enlirat Duraku, infermier në klinikën infektive në QKU
Duket se gabimet në vazhdimësi, dështimet në parashikim të rezultateve, që nga shpallja e pavarsisë deri tek hartat dhe thikat, të detyruan të tregosh të vërtetën, që je kundër islamit, fesë të atyre 96% që të votuan, duke u munduar t’ia ndërrosh kahjen edhe deklatratës së presidentit më të fuqishëm në botën, presidentit Trump, i cili përmes Twitter tha “Kosova, me shumicë muslimane” ndërsa ju thoni “vend islamik”, për t’i manipuluar qytetarët.
Ti do një regjimi i cili, nën maskën e një demokracie, në fakt funksionon si diktaturë, e në të cilën tentuat të na detyroni të jetojmë, me mbështetjen e atyre që më shumë i besojnë një posteri të ilustruar keq në ndonjë internet caffe se sa një dokumenti zyrtarë të Kuvendit të Republikës së Kosovës.
Sot, je i rrethuar me ish-ministra, ish-zv.ministra, deputetë, këshilltar dhe zyrtarë tjerë të lartë që sulmojë Islamin, duke e krahasuar Allahun me gjygym çaji, UÇK-në, duke i quajtur vrasës dhe kriminelë çlirimtarët tanë që luftuan për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës, luftë në të cilën shumë musliman luftuan dhe dhanë jetën, madje ti i vlerëson lartë mendimet kritike të tyre dhe asnjëherë nuk u distancuat nga kjo gjuhë urrejtëse ndaj UÇK-së.
Albin, as Stalini me gjithë atë pushtet që kishte, nuk pati mundësi t’a ndal Islamin, në fakt ai vetë u shua, ndërsa Islami vetëm se lulëzoi. Merrë mësim nga ata që e mohuan dhe luftuan fenë e Allahut. Kush nga ta doli fitimtar, gjejë një !?
Enlirat K. Duraku
Infermier në klinikën infektive në QKU
Anëtar i kryesisë së Partisë FJALA