E martë, Nëntor 4Mirë e vini në faqen informuese të Partisë FJALA

Duraku: Infermierët, të shkelur nga infermieri, jo mjeku apo të tjerët !

ED
Duraku: Infermierët, të shkelur nga infermieri, jo mjeku apo të tjerët !

Përpjekjet për të siguruar barazi të kujdesit shëndetësor janë ndër objektivat kryesore të sistemeve shëndetësore në të gjithë botën. Ato janë gjithashtu gurthemeli i programeve shëndetësore të zbatuara nga sisteme të ndryshme shëndetësore dhe Organizata Botërore e Shëndetit.

Gjatë jetës së tyre profesionale, infermierët shpesh përballen me situata vendimmarrëse, ku mbizotëron ndjenja e barazisë ose pabarazisë. Parimi i barazisë kërkon sjellje të ngjashme në kushte të barabarta dhe sjellje të ndryshme në kushte të pabarabarta. Prandaj, barazia e kujdesit shëndetësor përcaktohet në tre kontekste:

1. Çasje në kujdes të barabartë për nevoja identike,
2. Përdorim të barabartë për nevoja identike dhe
3. Cilësi të barabartë të kujdesit për të gjithë njerëzit në nevojë.

Ndërsa nga ana jonë, nënshtrimi i referohet një sërë kushtesh që vijnë nga pakënaqësia në punë, diskriminimi midis personelit infermieror dhe favorizimi i mjekëve mbi infermierët, siç po vërehet edhe tani në pandemi me COVID-19, ku infermierët nuk ka të drejtë të flasin para mediave për punën e tyre. Meqenëse infermierët nuk ishin në gjendje të kontrollonin kushte të tilla, ata u detyruan t’i pranonin ato.

Infermierët vlerësojnë se pakënaqësia në punë ishte shkaktuar nga numri joproporcional i infermierëve dhe pacientëve, statusi i papërshtatshëm shoqëror, mungesa e motivimit, djegia profesionale ( burnout ), dhe ngarkesa me punë. Infermierët kryesisht prezantojnë një numër të pamjaftueshëm të personelit infermieror si arsye për ngarkesë të tepërt të punës, vështirësi në punë dhe rritje të orarit të punës.

Tash e 20 vite ne përjetojmë shtypjen e praktikuar nga infermieret si një seri veprimesh dhe sjelljesh të pashmangshme në përgjigje të shtypjes së ushtruar ndaj tyre. Me fjalë të tjera, infermierët transferuan “shtypjen” te të tjerët. Kjo përfshin tre kategori,

1. Menaxhim të orientuar nga zakoni,
2. Delegimin e papërshtatshëm të përgjegjësive dhe
3. Favorizimi në kuptim të krijimit të aleancave, grupacioneve kështu duke lënë pas dore nevojat e pacientit.

Për fund, ne edhe mund të ndëshkohemi, të ofendohemi, të shtypemi ende, ndërsa edhe mund të penalizohemi me largim nga puna, mirëp një gjë është e sigurtë, titulli infermier nuk na hiqet dot, ndërsa historia do gjykoj në mes të dy grupeve, shtypësit dhe të shtypurit dhe secili do marrë atë që ka merituar.

Enlirat K. Duraku,
Anëtar i kryesisë së Partisë FJALA,
Sekretar, Sindikata e Infermierëve

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.