E mërkurë, Tetor 29Mirë e vini në faqen informuese të Partisë FJALA

Duraku: Islamofobia në Kosovë: Strukturore dhe sistemike

Enlirat Duraku
Duraku: Islamofobia në Kosovë: Strukturore dhe sistemike

Shkruan: Enlirat Duraku – Infermier në klinikën e Reumatologjisë në Prishtinë, njëherit anëtarë i Partisë FJALA

Kosova po lufton kundër COVID – 19. Ajo që kërkohet është një përpjekje e përbashkët e koordinuar. Fatkeqësisht, ajo që ne po shohim është se megjithëse ky virus nuk po respekton kufijtë, ai nuk bën dallime midis përkatësisë etnike ose fesë, megjithatë … individë të caktuar, me agjenda të dyshimta, edhe atë mu në mes të muajit të shenjtë të Ramazanit, vazhdojnë kampanjën Islamofobike.

Islamofobia në Kosovë nuk është vetëm një frikë arbitrare, informim jo i duhur mbi muslimanët, më shumë ngjanë në një industri antimuslimane, një rrjet i mirëorganizuar në mes individëve, deklaratat e të cilëve duken të kordinuara, çdo muaj, njëri del me ndonjë deklaratë apo shkrim.

Po përdoren si një taktikë politike, në diskursin publik gjatë ngjarjeve të caktuara dhe duket se po shërben për të heshtur dhe stigmatizuar zërat myslimanë, veçanërisht kur ne pretendojmë të drejtat e tona dhe flasin në emër të interesave të tona në sferën publike.

Disa dalin e na i djegun xhamiat ndërsa Arbana Xharra, si zakonisht del dhe kundërshton ndërtimin e xhamisë si dhe konteston autenticitetin dhe antikitetin e xhamisë së djegur.

Respektimi i të drejtave të njeriut dhe eleminimi i diskriminimit janë thelbësore për avancimin e paqes dhe demokracisë në Kosovë. Kur mbyllim sytë ndaj diskriminimit ndaj muslimanëve, ne nuk mund të pretendojmë të sinqertë me vlerat tona demokratike, dhe nëse ne tolerojmë diskriminimin ndaj muslimanëve në Kosovë, ne dëmtojmë lirinë tonë të dashur fetare.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.