Infermieri i klinikës së Reumatologjisë Enlirat Duraku, i cili është pjesë e partisë Fjala, i cili që nga dita e parë është me të prekurit me covid-19, në shkrimin e tij drejtuar ministrit të Shëndetësisë Arben Vitia kërkon kërkon që gjitha rastet të trajtohen në menyrë institucionale.
Shkrimi i plotë i Durakut:
I nderuar ministër,
I nxitur nga rritja e rasteve me coronavirus çdo ditë e më shumë, duke u nisur nga fakti që edhe personalisht jam i angazhuar në kujdesin e të prekurve me COVID-19, po ju shkruaj për shqetësimin tim lidhur me rastet e infektuara e që janë në shtëpi por edhe për ato raste të cilat me vetëdëshirë dhe pa ndonjë pengesë lëshojnë klinikën për të vazhdu trajtimin në shtëpi, në vetëizolim.
I nderuar ministër ,
Ndoshta opinioni im është jorelevant dhe ndoshta nuk do të arrij tek ju, mirëpo sygjeroj që të gjitha rastet e prekura të trajtohen në mënyrë institucionale, e jo vetëm 50-55 raste nga 561 (447 raste aktive ).
Infrastrukturën e keni, resurset humane i keni.
Të gjitha klinikat e QKUK-së pothuajse janë të zbrazuara, e që lehtësishtë kishim mundur që t’i akomodojmë të gjithë të prekurit, të menaxhojmë situatën si dhe të pengojmë shfaqjen rasteve të reja potencialisht të ardhura nga po këta të prekur.
Mendoj që shumica dërmuese e qytetarëve po ndëshkohen padrejtësishtë me kufizime të panevojëshme pavarsisht qëllimit të mirë për t’i mbrojtur me këto masa, ndërsa të infektuarit në shtëpi e jo në ambientet spitalore nuk po e bëjnë më të lehtë gjendjen.
Izolimi i të gjithë të prekurve mendoj se do e kishte ulur shfaqjen e rasteve të reja ndërsa trajtimi kishte me qenë më i mirë në ambient të kontrolluar.
Enlirat Duraku,
Infermier i klinikës së Reumatologjisë,
Anëtar i Partisë FJALA

