Duke e respektuar dhe çmuar punën e MSH për reformimin e sistemit shëndetësor, infermierët kanë nevojë dhe janë duke ikur nga Kosova për shkak se legjislativi na la me koeficient 2.25 edhe atë duke bërë shmangëje që mos të them shkelje të Ligjit të Pagave në të cilin thuhet decidivishtë që për “punë, pozitë dhe funiksion të njejtë apo të krahasuheshëm – pagë e njejtë”.
E çmojmë përpjekjen e MSH për reformim dhe ngritje të cilësisë së shërbimeve, mirëpo nuk mendoj se është e njejtë të na ikin 300 infermierë/e ndërsa të pranohen 100 të tjerë “zëvendësues” sepse përvoja nuk zëvendësohet.
Besoj se mbahet në mend motoja “Më mirë të parandalohet se sa të shërohet”
Në ndërkohë Bekim Haxhiu del dhe thotë që kërkesat e infermierëve për ngritje koeficienti kanë defekte substanciale dhe procedurale me të cilën gjë tregon se puna e një fizioterapeuti me koeficient 3.2 është e njejtë me punën e një infermieri në Qendrën Emergjente e që është rangu me koeficient 2.25.
Shkruan: Enlirat Duraku
	