
Duraku: Nuk sakrifikohet infermieri për ta mbajtur pozitën
Shkruan: Enlirat Duraku – Infermier në QKU
Duhet të dihet që nëse humb përkrahja e komunitetit, pozita e askujt nuk do ketë vlerë më.
Revolta dhe frustrimi tek infermierët ka arritur kulmin, pasi që kërkohet organizim për të kërkuar ndryshim në udhëheqje të infermierëve, e i cili organizim nuk do mund të shtyhet edhe shumë duke pas parasysh keqtrajtimin dhe keqmenaxhimin që po i’u bëhet infermierëve.
Disa nga shkaqet e frustrimit në mesin e infermierëve :
1. Vetëm gjatë Korrikut dhe Gushtit si pasojë e neglizhencës dhe keqmenaxhimit u infektuan mbi 200 infermier vetëm në QKUK, ndërsa askush nuk kërkoi përgjegjësi nga askush dhe askush nuk i dha llogari askujt për asgjë ( përveq një “dorëheqje për arsye personale” që erdhi sot.
2. Mundësia e avancimit në pozitë për 1950 infermier brenda QKUK-së është zero për shkak të uzurpimit të pozitave tash e 20 vite.
3. Shkeljet ligjore që po vazhdojnë ende që para pandemisë kur u hap konkursi për kryeinfermier dhe asnjë nga 31 kandidatët nuk e kaluan testin ndërsa të njejtit vazhdojnë punën në ato pozita, ndërsa QKUK duket se nuk ka as më të voglën ide se çfarë shkelje është ose nuk i intereson se çka po ndodhë pasi që nëse vie ” puna pick ” çdo gjë rregullohet me ndonjë “dorëheqje për arsye personale” .
4. Kujdestaria e një mjeku gjatë vikendit arrinë deri në 160€ ndërsa për infermierin vetëm 18€. Dallimi në pagë është vetëm diku rreth 200€, ndërsa diferenca në mes të pagesë së kujdestarisë së mjekut dhe infermierit është 980% dhe zyrtar të financave në QKUK që vetë marrin 3-4 paga thonë që infermierit nuk i takon më shumë pagesë i mjaftojnë 18€.
5. Kërcënohemi me largim nga puna, komisione diciplonore dhe heqje të meditjeve nga drejtor të klinikave të caktuara të cilët kryeinfermierin e klinikës as që e njohin dhe e injorojnë totalish duke e anashkaluar pasi në ato shkresat e famshme për heqje të meditjeve emrat dhe pozicioni i tyre as që figuron.
E fundit dhe ajo më skandalozja, infermieri sulmohet fizikisht me armë të ftohtë në vendin e punës nga pacienti i cili ishte në klinikë në kohë vikendi dhe jashtë orarit të punës së ambulancave specialistike, ndërsa QKUK nuk u lodhë të kërkoj llogari nga askush se pse gjatë vikendit gjindet pacienti në klinikë ku janë pacientët e shtrirë dhe vizitat ambulantore janë të ndaluar nga vetë QKUK !
Lista është e gjatë mirëpo të gjitha janë të dokumentuar ndërsa kërkohet vetëm pak vullnet dhe përgjegjësi që këto çështje të rregullohen.
Besoj se asgjë nuk zgjatë përjetë, çdo gje që fillon ka një fund përveq Krijuesit të Madhërishëm, ndërsa historia do na gjykoj secilin, andaj ne na mbetet të vendosim se a duam të jemi në faqe të zezë të historisë apo të dalim faqebardhë para njëritjetrit.
Enlirat K. Duraku
Anëtar i kryesisë së Partisë FJALA