E martë, Tetor 28Mirë e vini në faqen informuese të Partisë FJALA

Ekonomisti Safet Ademi zgjedhet Kryetar i Partisë FJALA – Dega në Vushtrri

Vushtrri
Ekonomisti Safet Ademi zgjedhet Kryetar i Partisë FJALA – Dega në Vushtrri

Partia FJALA dje me 02.07.2019 mbajti Kuvendin e parë Zgjedhor në degën e Vushtrrisë, ku zgjodhi kryetarin e saj dhe kryesinë të përbërë nga 18 anëtarë.

Në këtë Kuvend delegatët të pranishëm votuan ekonomistin Safet Ademi për Kryetar të Partisë FJALA, Dega në Vushttri.

Punimet e këtij Kuvendi i udhëhoqi anëtari i kryesisë së partisë FJALA Nderim Sejdiu.

Ndërsa hapjen dhe shpalosjen e rrugëtimit të kësaj partie dhe programit të saj, para qytetarëve të Vushtrrisë e prezantoi moderatori Bedri Bytyçi.

Në emër të kryesisë së partisë FJALA folën Avni Çakmaku dhe Dr. Erxhan Muharremi si qytetar i vjetër i Vushtrrisë dhe njëherit bashkëthemelues i partisë FJALA në Norvegji.

Kryetari i sapozgjedhur Safet Ademi falënderoi të pranishmit që ia dhanë besimin që ai të udhëheqë Degën e Partisë FJALA në Vushtrri. Po ashtu Ademi tha se: “Zgjedhja e ime sot në pozitën e Kryetarit të degës së Partisë FJALA në Vushtrri, para se me qenë nder dhe privilegj paraqet përgjegjësi dhe angazhim për mua, ku do të bashkëpunoj ngushtë me të gjithë qytetarët e Vushtrrisë dhe me kryesinë e cila do të del nga ky Kuvend zgjedhor ku të gjithë së bashku do të kontribuojmë për ndryshimin e qeverisjes lokale në Vushtrri por edhe në tërë Republikën e Kosovës.”
Tutje, Ademi tha së zhvillimi ekonomik, e në veçanti problemet me papunësinë, punësimin, zhvillimin e bizneseve të vogla dhe të mesme të cilat edhe e realizojnë numërin më të madh të të punësuarve, do të jetë prioritet i kësaj kryesie të sapo zgjedhur. Po ashtu edhe arsimi, i cili kohëve të fundit ka degraduar shumë dhe si i tillë nuk do të prodhojë gjenerata të vyshme në të mirë të vendit. Pastaj largimi me të madhe i qytetarëve të vendit drejt bashkimit evropian e si pasojë bashkë me këto largime po largohet edhe fuqia intelektuale dhe fizike e vendit do të jetë obligimi ynë që së bashku me kryesinë e nivelit qëndror dhe kryetarin Dr. Gëzim Kelmendi t’ua kthejmë shpresën e humbur, gjithashtu nëse FJALA vjen në udhëheqje të vendit këtyre qytetarëve do t’u jepet mundësi me e mirë e jetesës dhe të kontribuojnë për vendin e Kosovës.
Krejt në fund Ademi potencoi bindjen e vet që asnjëherë mos ta harrojmë sakrificën e paraardhësve tanë që sakrifikuan jetën për ta gëzuar lirinë. Ne nuk ia kthejmë shpinën Kosovës së Adem Jasharit dhe të atyre që dhanë jetën për lirinë që e gëzojmë sot.

Më pas u votua lista me 18 anëtarë të kryesisë, listë kjo e përbërë me njërez profesionalë në lëmi të drejtësisë, historisë, ekonomisë, mjekësisë, afaristë etj.

Në fund kryetari i Partisë FJALA Dr. Gëzim Kelmendi në fjalimin e tij para delegatëve të Kuvendit Zgjedhor uroi zgjedhjen e Kryetarit të Degës së Partisë FJALA në Vushtrri dhe deklaroi se Partia FJALA po vazhdon të rritet dhe shtrihet në çdo cep të Kosovës.
Partia FJALA i ka qendruar dhe vazhdon t’i qëndron besnik qytetarëve të Kosovës.
Ai kritikoi qeverinë aktuale ku theksoi se kjo qeveri i ka bërë dëm shumë të madh Kosovës me dhurimin e 8 mijë hektarëve tokë Malit të Zi.
Kjo qeveri mban përgjegjësi për largimin e mijëra qytetarëve nga Kosova drejt vendeve përëndimore.
Kryetari Kelmendi në fund tha se qëllimi i mirë, ideali fisnik dhe vendosmëria jonë do të jenë triumfuese përballë padrejtësive.

Partia FJALA
Prishtinë, 02.07.2019

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.