
Familja Mramori ka nevojë për mbështetje dhe drejtësi, nuk ka nevojë për deklarata politike kundër njëri-tjetrit
Kryetari i Partisë FJALA, njëherit Deputet në Kuvendin e Kosovës Dr.Gëzim Kelmendi, ka reaguar me rastin e akuzave të ndërsjella politike nga oponent të ndryshëm politik, me rastin e vdekjes tragjike të dy fëmijëve të familjes Mramori nga Kolovica s Prishtinës:
Është e turpshme që në tragjedi të tilla sikur kjo e familjes Mramori që humbi dy fëmijët e dashur në gropën e mbushur me ujë, oponent të ndryshëm politik të drejtojnë akuza të ndryshme ndaj njëri-tjetrit me të vetmin qëllim që të përfitojnë “poena” politik.
Familja Mramori ka nevojë për mbështetje dhe drejtësi, nuk ka nevojë për deklarata politike kundër njëri-tjetrit.
Fëmijët e Kosovës në veçanti dhe gjithë qytetarët e Kosovës në përgjithësi, kanë nevojë për siguri dhe drejtësi, e jo për hipokrizi dhe politikëbërje të “ulët” në momente të tragjedive të ndryshme, ka përfunduar Kryetar i Partisë FJALA Dr.Gëzim Kelmendi.