
FJALA bashkëbisedim me banorët e fshatit Shkozë të komunës së Malishevës
Mbrëmë kryetari i Partisë FJALA Dr.Gëzim Kelmendi bashkë me disa anëtarë të kryesisë ishin të ftuar në fshatin Shkozë, me ftesë të Lulzim Bytyçit në konakun e tij!
Të pranishëm ishin disa banorë të fshatit me të cilët u diskutua në mënyrë vëllazërore për gjendjen sociale, ekonomike e politike në vend.
Dr.Gëzim Kelmendi falënderoi banorët për mikpritjen e ngrohtë dhe të sinqertë.
Takime të tilla do të vazhdojnë edhe në të ardhmen për të parë nga afër brengat dhe shqetësimet e qytetarëve të Kosovës.
FJALA,
Prishtinë, 25.12.2018