E shtunë, Maj 18Shtyllat kryesore të Partisë FJALA janë: 1.Zhvillimi ekonomik i vendit, 2.Sundimi i drejtësisë, rendit dhe ligjit.

FJALA – Dega në Pejë – Pejë urime ditën e çlirimit

198740352_1019965975207263_3244623629375976827_n
Pejë urime ditën e çlirimit

16 Qershori i vitit 1999 është dita e kurorëzimit të sakrificës të shumë brezave për lirinë e qytetit të Pejës.
Shumë bijë dhe bija ranë dëshmorë për të parë këtë qytet të lirë, e shumë të tjerë u dënuan dhe u përsekutuan, por kurrë nga ideali për liri dhe pavarësi nuk u dorëzuan.

Në krye të kësaj sakrifice dhe përkushtimi për liri dhe pavarësi qëndron Komandanti Legjendar Adem Jashari i cili nuk kurseu as jetën e tij dhe as familjen e tij, kështu për këtë ditë ai së bashku me familjen e tij dhanë jetën dhe na treguan se si luftohet dhe si vdiset për liri dhe pavarësi.
FJALA dega në Pejë nuk harron asesi luftën e pastër çlirimtare të UÇK-së dhe sulmet ajrore të NATO-s, prej nga erdhi liria e popullit tonë nga regjimi i egër i Serbisë.

FJALA e Pejës
Pejë, 16.06.2021