
FJALA dega në Podujevë po vazhdon punën e saj intenzive me kryetarin Xhevdet Maloku
Drejtuesitë e FJALA dega në Podujevë mbajtëm mbledhjen e radhës ku u diskutuan shumë pika të rendësishme dhe aktuale, dhe problemet me të cilat po ballafaqohen qytetarët e Podujevës.
Ndër pikat kryesore ishte gjendja aktuale e arsimit në Podujevë, siguria e nxenësve,etj, pastaj taksitë ilegal dhe cila do ishte zgjidhja me e mirë për tu ofruar edhe atyre një punë të rregulltë dhe jo duke i lenë në rrugë pa zgjidhje, u diskutua edhe për gjendjen tmerruese të rrugës se qendrës në Podujevë e cila është e vetmja në botë e këtij modeli me 4 trotuar ku dy në mes të rrugës dhe atë të “rregulluar” shkel e shko.
Musafirë kishim nderin ta kemi Nderim Sejdiun, e falenderojmë për angazhimin e tij.
FJALA, Podujevë
23.02.2019