
FJALA – Dega në Skenderaj dënon skenat e turpshme që ndodhën mbremë
Partia FJALA, dega në Skenderaj, njofton qytetarët e saj se i denojnë skenat e turpshme në qytetin tonë, ashtu siç ndodhi mbremjën e kaluar më një këngëtare të ftuar, e cila iu ekspozua publikut me dukje nudo dhe këngë banale, duke pasur në atë mes edhe fëmijë.
Kërkojmë nga organet përgjegjëse që një veprim i tillë mos të lejohet të përseritet në ditët në vijim sepse shfaqjet sikur ajo e djeshmja nuk i bëjnë nder as mërgimtarëve e as qytetarëve të komunes tonë.
FJALA – Dega në Skenderaj
25.07.2019