
FJALA: Dënojmë sulmin mbi Konsullatën e Kosovës në Strasburg
Ne FJALA dënojmë fuqishëm sulmin mbi Konsullatën e Kosovës në Strasburg të Francës.
Kërkojmë nga Ministria e Jashtme e Kosovës që të ndërmarrë gjitha procedurat ligjore dhe diplomatike që të kërkojë nga autoritetet franceze që sulmuesit e Konsullatës së Kosovës të vihen para drejtësisë.
Sulmet e tilla ndaj institucioneve tona duhet dënuar dhe ata që kanë sulmuar Konsullatën e Kosovës duhet marrin dënimin e merituar.
FJALA,
Prishtinë, 26.02.2018