
FJALA ju uron udhëtim të mbarë gjithë Haxhilerëve
Haxhilerëve tanë të dashur të cilët janë nisur në vendet e bekuara në Mekë dhe Medine, ju urojmë rrugë të mbarë, shëndet, adhurime të pranuara si dhe kthim shëndosh e mirë në vendin e tyre.
Haxhilerët tanë të dashur, sëbashku me gjithë Haxhilerët tjerë nga rruzulli tokësor në këto ditë të bekuara në vendet ku ata do të jenë të tubuar, na dërgojnë një porosi të qartë se nuk ka dallim i bardhi nga i ziu, i pasuri nga i varfëri por se të gjithë janë të barabartë dhe ashtu duhet ta trajtojmë gjithmonë njëri tjetrin.
FJALA,
Prishtinë, 31.07.2019