
FJALA: Kapjen e shtetit, kapjen e institucioneve shtetrore e gjyqësore, degradimin politik e social të këtij vendi
Kapjen e shtetit, kapjen e institucioneve shtetrore e gjyqësore, degradimin politik e social të këtij vendi, nuk mund ta ndryshojnë e t’ia rikthejnë dinjitetin ata që janë shkaktarët kryesor të kësaj gjendje. Madje, as ata që pretendojnë se nuk kanë qeverisur me vendin akoma. Të gjithë e kishin mundësin, na zgjënjyen të gjithë.
Vendit dhe shtetit tonë nuk i duhet një klasë e vjetër politike që mbanë përgjegjësinë e fajit për shkatrrimin e çdo segmenti politik e social të shoqërisë sonë.
Vendit dhe shtetit tonë, shoqërisë sonë të shkatëruar e të përvuajtur nga pasojat e politikave në 20 vitet e fundit, i duhet një klasë e re politike, që nuk është e zhytur në ujrat e kriminalizuara, që ka integritet e dinjitet, që ka diturin e nevojshme e qëndrushmërinë e pathyeshme përball sfidave, presioneve, situatave e qëndrueshmëri kundrejt lajthitjes në vetëpelqim, në zhytje në korrupcion e kriminalitet. Një klasë e re politike që ka frikë Zotin në çdo hap dhe vendim që ndërmer, që vendimet të cilat i merr në emër të popullit e për popullin, i bënë me përgjegjësi të lartë polike e morale, me ndershmeri e me frikë nga gjykimi i Zotit, me drejtësi e vizion.
Kjo elitë e re politike veçëse ka lindur. Ajo ka filluar rrugëtimin. Rreth saj janë njerëz me cilësitë më tē larta morale, që kanë integritet e përkushtim, që zotohen se do të punojnë në interes të popullit edhe atëherë kur ajo është kundër tyre dhe interesave të tyre. Kjo elitë e re është Partia FJALA. Ata jemi ne.
Me mbështetjen tuaj, ju jetësoni qëllimet dhe vizonin tonë për ndërtimin e shtetit dhe vendit tonë. Mbështetja juaj na vendosë neve në Kuvendin e Kosovës, aty ku do të jemi zëri juaj i fort e insistues. E kur me mbështetjen tuaj ne të rritemi, atëherë nuk do jemi vetëm zëri juaj në Kuvend, por do jemi faktor i fuqishëm institucional, do jemi qeveria juaj, do udhëheqim me institucionet e vendit, ku do jemi dora dhe zemra juaj në gjykimet, vendimet dhe punët që do t’i bëjmë.
PARTIA FJALA, 138 ✔