FJALA: Masakra Reçakut dëshmi e krimeve të regjimit të Serbisë në Kosovë
FJALA kujton dhe nderon viktimat e masakrës së Reçakut, që dëshmuan terrorin dhe gjenocidin e Serbisë në Kosovë.
Kjo masakër ndaj njerëzve të pafajshëm zgjoj ndërgjegjen dhe vetëdijën ndërkombëtare që më pas filluan sulmet kundër caqeve ushtarake të Serbisë.
FJALA kujton dhe nderon viktimat e Reçakut ndërsa i bën thirrjeve institucioneve të drejtësisë në Kosovë dhe në nivel ndërkombëtar që të ndjekin dhe nxjerrin para drejtësisë ata që kryen këtë masakër dhe shumë masakra të tjera në Kosovë.
FJALA,
Prishtinë, 15.01.2023