
FJALA në Skenderaj mbështetë Bekim Jasharin për Kryetar të Skenderajit
Përmes kësaj komunikate Berat Dajaku kryetar i degës së FJALËS, shpreh mbështetjen në emër të degës së FJALËS në Skenderaj për kandidatin për Kryetar të Komunës së Skenderajit, Bekim Jasharin, anëtarin e familjes heroike Jashari.
Kemi nderin dhe kënaqësinë që një anëtar nga familja e Komandantit tonë Legjendar Adem Jashari të udhëheqë me Komunën tonë në katër vitet e ardhshme, po ashtu kërkoj nga qytetarët e komunës tonë ti japin mbështetjen e pa rezervë Kandidatit për Kryetar të Skenderajit Bekim Jashari.
Përndryshe, FJALA në Skenderaj kandidon në këto zgjedhje lokale me listën e kandidatëve për asamble konunale.
Kësaj liste do ti prijë kryetari i degës së FJALËS, Berat Dajaku.
Me respekt :
Dega e FJALËS në Skenderaj dhe Kryetari i saj Berat Dajaku.
FJALA
Prishtinë, 26.08.2017