E mërkurë, Tetor 29Mirë e vini në faqen informuese të Partisë FJALA

Fjala nuk merr pjesë në zgjedhjet në Podujevë

Maloku 03
Zgjedhjet e jashtëzakonshme në Komunën e Podujevës do të mbahen me 15 mars.

Kandidati për kryetar të Podujevës nga Partia Fjala, Xhevdet Maloku është terhequr nga gara në momentet e fundit.

Një problem në shpatull është dhënë si arsye që Fjala mos të futet në zgjedhjet e jashtëzakkonshme në Podujevë.

“Të nderuar qytetarë të Podujevës, me lejoni që të konfirmoj mos pjesëmarrjen time si kandidat për të parin e Podujevës në zgjedhjet e 15 marsit.

Ky vendim erdhi si rezultat i gjendjes shëndetësore konkretisht një frakture në shpatullën e majtë, lendim ky nga data 28.01.2020.

Vullneti dhe dëshira ishin të mëdha prandaj pritëm deri në momentin e fundit sesi po ecën gjendja e shpatullës por pas rekomandimit të ortopedit atëherë morëm vendimin që në këto zgjedhje të mos përfshihemi në garë.

Ne FJALA dega në Podujevë u bëjmë thirrje qytetarëve që të vendosin për ndryshim dhe jo për keqqeverisje tjera të LDK-së.

Të gjithë kandidatëve pjesëmarrës u dëshirojmë suksese dhe punë të ndërshme e në të mirën e qytetarëve” ka thënë Xhevdet Maloku në njoftim.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.