
FJALA: Përshëndesim sulmet ajrore të SHBA-së, Francës dhe Britanisë së Madhe ndaj caqeve ushtarake të Asadit
Ne FJALA konsiderojmë se sulmet e filluara ajrore të udhëhequra nga SHBA-të, Franca dhe Britania e Madhe ndaj caqeve ushtarake të Presidentit sirian Asad, janë të duhura dhe shpresëdhënëse për popullin sirian.
Këto sulme ajrore është dashur të fillojnë që në vitin 2012-2013 kur krimineli Asad përdori për herë të parë armët kimike ndaj popullit sirian.
Këto sulme nëse do të zhvilloheshin në vitin 2012-2013, do të parandalonin vrasjen e mbi 600 mijë civilëve, do të shkatërronin kriminelët dhe terroristët që vranë dhe përsekutuan popullatën e Sirisë.
Shpresojmë që përmes këtyre sulmeve ajrore sa më shpejt të shkatërrohet krimineli Asad dhe terroristët tjerë. Shpresojmë që sa më shpejtë populli i Sirisë të gëzoj lirinë sikur popujt tjerë në botë.
FJALA,
Prishtinë 14.04.2018.