FJALA përshëndet vendimin e Parlamentit Europian
Partia FJALA përshëndet vendimin e Parlamentit Europian që miratoi Rezolutën për Gjenocidin e kryer në Srebrenicë nga forcat serbe të udhëhequra nga Ratko Mladiq
Njëherit, Partia FJALA shpreh zhgënjimin që dje në OKB Rezoluta për Gjenocidin e kryer në Srebrenicë nuk kaloi me pengesën që bëri Rusia përmes vetos së saj.
Vendimi i sotëm në Parlamentin Europian, është tregues i qartë se drejtësia duhet të ngadhnjejë dhe krimet e bëra duhet të dënohen, dhe fajtorët të marrin dënimin e merituar.
Partia FJALA,
Prishtinë, 09.07.2015
