E mërkurë, Tetor 29Mirë e vini në faqen informuese të Partisë FJALA

FJALA: Reagim ndaj vendimit të Ministrisë së Arsimit në Kosovë

FJALA
FJALA: Reagim ndaj vendimit të Ministrisë së Arsimit në Kosovë

Ne Partia FJALA jemi kundër vendimit të ministrisë së Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë për vijimin e mësimit online për shkollat fillore prej klasës së VI-të deri IX-të si dhe të shkollave të mesme në Kosovë e në veçanti në fashatrat e vendit tonë.

E para, sepse nuk janë plotesuar paraprakisht kushtet për tu zhvilluar mësimi online, nuk janë pajisur nxenësit me paisje elektronike për tu zhvilluar mësimi në këtë platformë.
E dyta, nuk janë të gjitha shkollat të digjitalizuar.
E treta, nuk janë të gjithë mësimdhënësit të gatshëm të punojnë online për shkak se një pjesë e tyre janë të moshuar.
E katërta, mungon vullneti i prindërve për ti ndaluar femijët e tyre nga shkolla duke e ditur së prej se ka filluar pandemia femijët kanë humbur shumë nga mos prezenca e tyre në bankat shkollore.

Andaj ne FJALA, mendojmë se një vendim i tillë është i ngutshëm dhe jo i qëlluar dhe i pa përgatitur si duhet, aq më tepër kur mësimi online në të kaluarën nuk ka dhënë rezultate të mira.

Ne FJALA i bejmë thirrje Ministrisë së Arsimit që ta shfuqizoj këtë vendim në menyrë që femijët t’u kthehen bankave shkollore.

Të gjithë fëmijëve iu urojmë shëndet dhe suksese në periudhën e tretë shkollore.
FJALA,
Prishtinë, 08.04.2021