E shtunë, Maj 4Shtyllat kryesore të Partisë FJALA janë: 1.Zhvillimi ekonomik i vendit, 2.Sundimi i drejtësisë, rendit dhe ligjit.

FJALA uron 28 Nëntorin

Flamuri Kombetar
FJALA uron 28 Nëntorin

Me rastin e Ditës së Pavarësisë së Shqipërisë 28 Nëntorin, FJALA uron të gjithë qytetarët në gjitha trevat shqiptare dhe në diasporë.
Kjo ditë na kujton sakrificën e atyre burrave të mëdhenj, motrave dhe nënave shqiptare që luftuan dhe nuk kursyen asgjë që Shqipëria dhe Kosova të shpallin pavarësinë.

Por që me 28 Nëntor për arsye të ndryshme dhe të njohura, vetëm Shqipëria arriti ta shpall pavarësinë.
Shpallja e pavarësisë ishte një rrugëtim i vështirë dhe i udhëhequr nga burra të mëdhenj si Ismail Qemali dhe Isa Boletini.
Shpallja e pavarësisë së Shqipërisë rezultoi me një agresion të vendeve fqinjë si Serbia dhe Mali i zi që synonin pushtimin e trevave shqiptare, por trimat shqiptar të udhëhequr nga Komandanti i tyre Isa Boletini, luftuan dhe mbrojtën nderin, gjakun dhe trojet shqiptare.
Urime.

FJALA,
Prishtinë, 28.11.2023