E diel, Tetor 26Mirë e vini në faqen informuese të Partisë FJALA

Gashi: Do të jem zë i rinisë në Kuvend Komunal | Intervista për Gazetën Korniza

Hamit Gashi
Gashi: Do të jem zë i rinisë në Kuvend Komunal | Intervista për Gazetën Korniza

Drenasi përballet me shumë e shumë probleme të natyrave të ndryshme, duke filluar nga infrasktruktura e dobët rrugore, mungesa e ujit të pijshëm nëpër shumicën e fshatrave, rrjeti i kanalizimit që ende mungon nëpër shumë vendbanime, dhe shumë probleme të tjera në mesin e të cilave është edhe mungesa e përspektivës të të rinjëve në qytetin tonë.
Drenasi dhe gjithë Kosova ka pjesën me të madhe të banorëve që e përbëjnë rinia dhe mungesa e kushteve për zhvillimin e aktiviteteve dhe jetës së tyre rinore brenda komunes është një humbje e madhe për zhvillimin e përsonalitetit të tyre dhe humbje gjithashtu për vet qytetin.

Une si një 21 vjeçar dhe pjesë e rinisë së Drenasit do të mundohem që zërin tim për të mirën e qytetarëve dhe në veçanti rinisë së Drenasit t’a ngrisë përmes institucionit me të lartë lokal nese me besohet vota e qytetarëve të Drenasit në zgjedhjet e 22 tetorit.
Si një i ri do të jem zë i fuqishëm i rinisë dhe problemet me të cilat ballafaqohet çdo ditë shtresa me e ndjeshme e qytetit do t’i kem prioritet dhe do t’i ngrisë në vazhdimësi përmes Kuvendit Komunal ku do kërkohet çasja e duhur e organeve përkatëse për rritjen e përspektivës së të rinjëve në qytetin tone.//gazetakorniza

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.